2 vjetori i ndarjes nga jeta e gazetarit polemist Kastriot Myftaraj

spot_img
Advertisements


Si sot 2 vitë më parë ndërroi jetë analisti ë, gazetari dhe shkrimtari Kastriot Myftaraj.

Myftaraj dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, në 7 korrik 2022.

Myftaraj lindi në Korçë në vitin 1966, teksa ka punuar për një periudhë kohe si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Korçës dhe pas rënies së regjimit komunist në disa të përditshme në Tiranë, duke filluar që nga gazeta “55”, “Rilindja Demokratike”, gazeta “Sot”.

Pas shpërnguljes në Tiranë, ai ka botuar edhe disa libra. Ndër ta një biografi të Blendi Fevziut dhe Enver Hoxhës.

Kastriot Myftaraj ka qenë pjesë e disa ekraneve shqiptare. Për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e emisionit të Arian Çanit në “Tv Klan”, ndërsa së fundi prej disa vitesh ishte pjesë e ekranit të “Ora News”, me emisionin e tij “Ju flet Moska”.

Në maj 2017 ai u arrestua nga policia e Tiranës me akuzën ‘Thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën’.

Ky arrestim nga policia erdhi fill pas publikimit nga Myftaraj të një shkrimi shkrimi kundër Romana Vlahutin, Ambasadorja e BE në Shqipëri ku e konsideronte diplomaten një ‘prostitutë kroate që shqiptarët mund ta vrasin’.

Latest articles

Related articles