Vula e PD-së| Togat e zeza të Apelit tërhiqen në Dhomën e Këshillimit për marrjen e vendimit përfundimtar

Trupa gjykuese është tërhequr në Dhomën e Këshillimit për marrjen e vendimit përfundimtar për vulën e Partisë Demokratike.

Trupa gjykuese që do përcaktojë fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023. Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

Vula e PD-së prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha. Ndërkohë Lulzim Basha, referuar regjistrimit të partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-së, duke bërë kështu që vulën dhe logon e kësaj partie, ta kontrollojë ai dhe mbështetësit e tij, në atë që njihet si PD zyrtare

Latest articles

Related articles