- Rezulton e provuar që mbledhja e “Kuvendit të PDSH-së” të datës 11.12.2021 është bërë në kundërshtim të hapur me dispozitat e Statutit të regjistruar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe më konkretisht atij të vitit 2018 dhe të regjistruar në 13.07.2021.
- Gjykata ka vepruar në kundërshtim të hapur me nenin 392 të Kodit të Procedurës Civile, ndonëse kishte dijeni për ekzistencën e interesit të ligjshëm të një pale tjetër në gjykimin për vërtetimin e faktit juridik.
- Konkluzionet e PD në Apel, ja si po goditet në gjyq vendimi i Zhukrit…
Rezulton e provuar që ankimi i paraqitur nga Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Enkelejd Alibeaj i plotëson parakushtet formale për tu pranuar si një mjet ligjor si përfaqësues i subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë.
- Rezulton e pranuar gjyqësisht si në gjykimin në Apel dhe në Gjykatë të Lartë që kemi të bëjmë me një palë dhe konkretisht Partia Demokratike e Shqipërisë.
- Rezulton e provuar gjyqësisht që tagrat e përfqaësimit të PDSH-së i kanë pasur Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeja në vijimësi dhe se KPR nuk ka pasur në asnjë moment të vetëm tagra për përfaqësimin e PDSH-së.