Protesta, lëndohet një efektiv policie dhe ish deputeti Balliu

Është tensionuar protesta e Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë së Tiranës. Militantët kanë djegur goma dhe dhe kanë hequr barrierat metalike.

Ata kanë qëlluar me vezë, por edhe sende të forta në drejtim të Policisë.

Për pasojë, një efektiv policie është lënduar.

Mësohet se efektivi është goditur me shishe në sy.

Ai është ndihmuar nga kolegët duke u larguar nga gardhi i vendosur mes protestuesve dhe godinës.

Nga ana tjetër policia është kundër përgjigjur me ujë dhe gazlotsjellës duke dëmtuar në kokë ish deputetin Balliu dhe deputetin Noka.

Latest articles

Related articles