Një minutë heshtje për Dhomën Kombëtare të Avokatisë

nga Anta Muçaku

Një minutë heshtje për Dhomën Kombëtare të Avokatisë, që pas një deklarate të rastit, u zhduk dhe refuzoi të ishte prezente në çdo emision televiziv mbrëmë, qoftë dhe për të dhënë një mesazh për kolegun e tyre që dhe sot po lufton për jetën.
Se duhet kurajo t’i vendosësh qendrimeve fytyrën tënde. Dhe këta nuk e kanë. Nuk kanë as fytyrë, as zë. Sapo panë që ngjarja u politizua, sa reagoi Saliu e pastaj ministri Ulsi Manja, u zhdukën si minjtë.
Respekt për cilindo avokat e jurist tjetër që nuk ia ndjeu për politizimin dhe doli mbrojti një të drejtë, një parim, një jetë, jetën e vet të fund të fundit.
Se levat e hekurit, herët a vonë, një ditë, do bien dhe mbi ta.
Respekt dhe për cilindo, aktivist, qytetar, profesionist, njeri të lirë që reagon me dinjitet dhe nuk e bën për “lajke” facebook-u (se siç ka thënë dhe Edmond Spaho, like-t kanë rënë shumë, veç kësaj, ato vëzhgohen dhe numërohen me kujdes), por e bën, për të mos heshtur.
Ku ka zë, ku ka reagim, ku ka ‘nerv’, ka shpresë ende për liri.

Latest articles

Related articles