PD, Ing. Duleviç: 5 viktima në punë, nuk zbatohen kushtet e punës në 80 % të ndërtimeve

Deklarata e Ing. Azmer Duleviç

Mungesa e sigurisë në punë dhe mungesa e plotë e kontrollit dhe inspektimit të kushteve të sigurisë në punë nga ana e shtetit, ka marrë sërish jetë punëtori në Tiranë.

Vetëm gjatë këtij muaji, 5 persona kanë gjetur vdekjen pasi janë aksidentuar në vendin e punës.

Sipas të dhënave, sektori i ndërtimit është shumë problematik ku nuk zbatohen rregullat e sigurisë në punë dhe institucionet janë inekzistente.

Tirana si vendi me më shumë aktivitet ndërtimi ka numrin më të lartë të punëtorëve të aksidentuar.
80 për qind e këtyre rasteve lidhen me mungesën e kushteve të sigurisë së shëndetit në vendin e punës ku sektori i ndërtimit është më problematiku, si pasojë e mungesës së skelave, pajisjeve mbrojtëse kolektive dhe individuale.

Sipas një raporti të vitit 2023 të Inspektoratit të Punës, 168 punëtorë kanë pësuar aksident në vendin e punës nga të cilët 30 kanë humbur jetën. Ndërsa gjatë vitit 2023 ISHPSHSH ka regjistruar gjithsej 218 raste për aksidente në punë. Inspektoriati i punës ka dështuar në rolin e tij dhe shërben vetëm si degë e Partisë Socialiste me 99 inspektor në të gjithë vendin!

Partia Demokratike është e vendosur që do të denoncoj çdo rast abuzimi ku rrezikohet jeta e qytetarëve tanë dhe do të ketë një program të qartë elektoral si ta vitalizojë këtë sektor.

Latest articles

Related articles