Kuvendi i ndërpret pagën deputetit Sali Berisha

Qëndron në arrest shtëpie prej 30 dhjetor 2023 duke mos u paraqitur në punë si deputet i parlamentit, administrata e kuvendit i ndërpret pagën deputetit Sali Berisha.

Redaksia ka mësuar ekskluzivisht se deputetit të zgjedhur i është ndalur rroga. Sali Berisha vetë edhe nëpërmjet avokatëve ka kërkuar disa herë si në SPAK dhe Gjykatë, leje të paraqitet në punimet e kuvendit, pork jo kërkesë e tij është refuzuar.

Ky vendim i administratës së Kuvendit është në fuqi prej Janar 2024, ku Berisha i është ndalur paga dhe shërbimet e tjera mbështetëse që përfiton një deputet sipas ligjit. Përpara Berisha, Kuvendi i ndali Pagën ish deputetit dhe ish numrit dy të qeverisë shqiptare Arben Ahmetaj i cili tashmë e ka humbur mandatin dhe ndodhet në arrati.

Latest articles

Related articles