Zbulohet emri i trafikantit që po priste 7 pakot me k0kainë në Angli

Gjatë operacionit të zhvilluar dy ditë më parë në Portin e Durrësit, u vunë në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi, pasi po tentonin të transportonin drejt Anglisë një sasi lëndë narkotike.

Si rezultat i hetimeve, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi Fatbardh Cuni, 37-vjeç, i cili do të priste 7.3 kilogram kokainë në Angli.

Ndërkohë, po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, për të bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim

Latest articles

Related articles