Puç ndaj reformës në Drejtësi, antarët e KLP anarki institucionale

Me debate të forta po shoqërohet mbledhja e sotme e KPL-së ku po diskutohet për fatin e kreut të këtij institucioni, Alfred balla, nëse do të vijojë apo jo në këtë detyrë. Në mbledhje ka pasur përplasje të forta, ku anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti debatoi me zëvendësin e Ballës, Tartar Bazaj.

DEBATI
Nurihan Seiti: Çfarë është ky nxitim zoti Sajani. Çfarë është ky nxitim?
Tartar Bazaj: Po prisni zonja Seiti.

Nurihan Seiti: Pse duhet ta shtyni tjetër dhe ta zëvendësoni tjetrin. Kjo është çmenduri.
Tartar Bazaj: Ju deklaroj se nuk do të kandidoj për kryetar.
Nurihan Seiti: Ky është fashizëm. Se si të interpretoni këtë vendim. Ju nuk ishit në Romë. Kemi kërkuar përjashtimin tuaj, jeni në konflikt interesi. Mbaroj, është e thjeshtë.
Tartar Bazaj: Unë kam dy zyra ligjore dhe nuk ma ndjen fare. Publikisht po ju bëj thirrje, zonja Seiti, jo pa leje.
Nurihan Seiti: Mandatin e ndërpresim ne! Ne nuk kemi marrë asnjë vendim.
Bazaj: Zonja Seiti ju lutem kini etikë, se jeni para mediave. Zonja Seiti po bëheni objekt hetimi nga ILD-ja. Lejoni kolegët të flasin. Me mua nuk keni shans.

Latest articles

Related articles