‘ANSA’ : Rama bëri show në Milano

Mediat italiane kanë pasqyruar takimin e kryeministrit Edi Rama në Milano me emigrantë shqiptarë.

“Ansa” e cilëson si një “show” takimin e Ramës, ndërsa thotë se përmendi paragjykimet e emigrantëve shqiptarë në Itali.

“‘Ishte shqiptar’ e përsëriti disa herë, në italisht, për të na kujtuar se si bashkëkombasit e tij janë vënë shpesh në shënjestër të racizmit, madje edhe në media”, thuhet në artikull.

“Ansa” shkruan edhe për batutat e kreut të qeverisë për ish-drejtuesin e “Lega Nord”, Umberto Bossi dhe vlerësimin për kryeministren Giorgia Meloni.

“Rama përmendi edhe figurën e Umberto Bossit, i cili tha se ‘me atë jelek dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë’ dhe ‘kishte ardhur në Shqipëri për të blerë diplomën e djalit të tij’.

Por më pas ai nënvizoi edhe sesi qeveritë italiane janë ‘kujdesur për Shqipërinë si askush tjetër’ dhe Rama iu referua kryeministres italiane Giorgia Meloni, ‘mikes sonë’”, theksohet në artikull.

Latest articles

Related articles