Vodhën 6 kondicioner, në pranga 3 persona

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestoi në flagrancë shtetasit D. Z., 37 vjeç, D. O., 29 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 6 kondicionerë në ambientet e kompanisë ku punonin.

Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasin D. A., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi nafte nga një kamion, në lagjen nr.14, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles