Lita: Takimi i Ramës në Milano çoi biletat e avionit në 200 euro, ka kërkesë nga PS

Gazetari, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se takimi i Ramës në Itali pritet të jetë më i qetë dhe jo shumë i ngarkuar politkisht siç ishte takimi në Greqi.

Lita: Është më i qetë. Nuk është i karikuar nga pikëpamja politike sic ishte me Greqinë për shkak të Fredi Belerit dhe çështjeve të tjera të hapura të Shqipërisë me Greqinë.

Kjo është më e qetë sepse marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë janë në ditët më të mira, sidomos nga pikëpamja italiane me marrëveshjen e arritur për sjelljen e emigrantëve afrikanë në Shëngjin.

Kjo është brenda turit të kryeministrit Edi Rama me Diasporën, takimi i dytë në Milano, takimi i tretë do jetë në Angli.Dhe i katërti sic është programuar do jetë në Duseldorf të Gjermanisë.

Përtej mesazheve që do dëgjojmë ditën e nesërme, shpresojmë që të ketë një mesazh për votën e Diasporës sepse po flitet ndërkohë edhe në komisionin e Reformës Zgjedhore brenda komisionit të ligjeve ku kanë menduar se emigrantët të votojnë përmes postës dhe sigurisht kjo nuk është se i shmang të gjitha problematikat.

Një gjë që më bëri përshtypje është se biletat për në Milano ishin rritur këto ditë nga kompanitë Low cost, deri në 200 euro, pasi kërkesa është e lartë. Do shkojnë kryebashkiakë e zyrtarë të PS.

Latest articles

Related articles