I gjetën në banesë k0kainë, hashish dhe armë, në pranga polici

Polici i arrestuar për drogë në Fier Lorenc Gropa iu gjetën një qese qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash dhe 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike.

Sakaq, gjatë kontrollit nga policia, u gjet edhe një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.

Gropa mbante detyrën si trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier dhe u arrestua nga forcat blu për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ai akuzohet se është pjesë e grupit të personave që shisnin lëndë narkotike në ambientet e një bar kafe.

Latest articles

Related articles