Lita: SPAK zbuloi se “killerat” me pagesë në Shqipëri po paguhen me kriptovaluta

Gazetari Lavdrim Lita është shprehur se SPAK ka zbuluar se vrasësit me pagesë në Shqipëri kanë nisur të paguhen edhe me kriptovaluta.


Komentet Lita i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kjo është një risi për Shqipërinë.

Ai tha gjithashtu se prokurorët e SPAK kanë një ngarkesë shumë të madhe, pasi çdo prokuror ka mesatarisht nga 41 dosje, me nga rreth 100 fashikuj secila.

“Raporti kishte risi, janë 242 faqe të ndara në 83 kapituj. Ka të reja goxha për ekspertët e fushës dhe ata që janë lëvruar në çështje. Kemi sbuluar nga SPAK se killerat me pagesë brenda vendit paguhen edhe me kriptovaluta. Kjo ishte një risi për Shqipërinë.

Ata kanë arritur edhe nga pikëpamja statistikore të gjejnë sa anëtarë ka një grup kriminal shqiptar. Ka mbi 750 procedime penale me 575 të proceduar që po hetohen aktualisht nga SPAK.

Çdo prokuror mesatarisht ka 41 dosje. Edhe nga kërkesat që bënte vetë Dumani, që të shtonin ndihmësat apo këshilltarët ligjorë pranë SPAK, ishte një nevojë për këto dosje, sepse një e tillë ka rreth 100 fashikuj”, tha Lita

Latest articles

Related articles