Video| Kur Berisha i blnte elozhe Altin Dumanit: Kush e hoqi prokurorin që po luftonte korrupsionin?!

Nzë një intervistë të datës 19 dhjetor 2017 në Tva Ora, prokurorin Altin Dumani të cilin sot e quan kriminel dhe e ka shpallur armik, Sali Berisha e ngrinte në qiell.

Pas arrestit shtëpiak, që erdhi në mënyrë rrjedhimore pasi nuk u paraqit në prokurori, pasi SPAK po e heton për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të klubit Partizani, Berisha tashmë e ka bërë rutinë del çdo natë nga dritarja dhe sulmon pikërisht kreun e SPAK të cilin 7 vite më parë e merrte në mbrojtje publikisht.

Sali Berisha: Kush e hoqi prokurorin që po luftonte korrupsionin? Kush e hoqi atë, me të cilin Shqipëria me luftën që i bëri korrupsionit u bë shembull botëror dhe janë dokumente për këtë. I bëri presion të jashtëzakonshëm Edi Rama dhe kundërshtarët e Sali Berishës dhe ai nuk rezistoi dot dhe tha unë po largohem. E kam fjalën për ish-kryeprokurorin e taskë- forcës, Altin Dumanin.

Latest articles

Related articles