Dash Sula: Po bëjmë opozitë kuturu, pse o me Nokën do vijmë në pushtet ne?

Deputeti demokrat, Dash Sula është tregues shumë kritik me opozitën duke thënë se nuk po e kryen misionin e saj siç duhet, por po bën opozitë kuturu.

Sula tha se opozita duhet të jetë bashkë, madje ishte kritik dhe e tha pa hezitim që nuk pret që opozitën ta çojë drejt fitores Flamur Noka, i cili sot është në postin e sekretarit të Përgjithshëm.

“Opozita s’po bën opozitë, bëjmë opozitë kuturu, fakti që Berisha që ka më shumë mbështetës opozitar, dhe unë, Meta, Bylykbashi, Tabaku etj nuk kemi kuptuar që duhet të jemi bërë bashkë, këtu ka rënë, shërbimi që po i bëhet Edi Ramës është që jemi të përçarë. Nuk pretendoj apo pranoj që opozitën do e çojë fituese Flamur Noka, se nuk është Sali Berisha i dytë. Janë shumë të vakëta takimet, protestat, organizimi i debatit në Parlament”, tha Sula në A2

Latest articles

Related articles