Prej 20 vitesh kujdeset për Spaçin| Gjetë Gjoni thirrje Bashës: Faleminderit që erdhe, bëj diçka për ta se po vdesin

Bisedës së kryetarit të PD, Lulzim Basha, me njeriun që vuajti tmerrin e Spaçit, Agron Hoxhën iu bashkua edhe Gjetë Gjoni që është një nga pjesëtarët e familjes që kujdesen për Spaçin. Gjoni ka 20 vite që bën këtë punë dhe tregoi rastin se si politikanët e tranzicionit i kanë përdor ish të burgosurit e Spaçit. Gjithashtu i kërkoi kreut të PD që të bënte diçka për përndjekurit, pasi po vdesin dhe s’kanë marrë asgjë.

“Ky është viti i 20 që kujdesem për burgun. Ky ka qenë e mirëorganizuar për t’u fshirë si histori. Që në 90 ky u la që të ruhej. Fatos Lubonja, ka ardhur njëherë këtu për të marrë, ti ke qenë kryetar Bashkie, makina juaj ka ardhur këtu dhe nuk gjeti shtyllë. i kemi nxjerr nga galleria për t’i çu atje. Njëzit si Agroni shyqyr që janë gjallë. Unë po të isha person zyrtar me këta do merresha , nuk do merresha shumë me politikanët dhe me llojin e tyre. Do merresha me këta se këta janë ajka jonë, kanë vuajtur me të gjitha mënyrat. Unë kujtoj një rast dhe nuk rri dot pa e thënë: kur ka qenë kryetar bashkie në fillimet e veta Edi Rama, erdhën 2 autobusa, unë isha këtu. Dhe disa i kishte nisur Edi Rama me fletushka të përndjekur, disa i kishte nisur Sali Berisha. Edhe këta arritën u konfliktuan me njëri-tjetrin këtu te burgu. Dhe kjo më vjen keq dhe thosha si këta njerëz të vuajtur i përdor politika.
Këta duan ndihmë, këta janë mbetur rreth 400 vetë të nderuar, se të tjerët kanë vdekur dhe duan përkujdesje. Dhe duan përkujdesje, se kush do ta bëjë? Kam një falenderim për ty zoti Basha, që ke ardhur dhe e ke prek vet këtu. Se shumë njerëz që janë të politikës dhe ata që kanë ambicie për të ardhmen duhej të vinin ta shkelnin këtë vend dhe pastaj të shikonin gjërat e tjera. Kur ta prekësh shpirtërist këtë vend, atëherë mendoj se i bën gjërat mire” – u shpreh Gjoni.

Latest articles

Related articles