Roan Brahimi drejtonte nga Dubai shfarosjen e kundërshtarëve të tij

“Në çdo gur të krimit që të ngrije në shtetin fqinj, gjithmonë aty poshtë do të gjeje 32-vjeçarin Roan Brahimi. Kjo ishte edhe arsyeja pse ai së fundmi kishte gjetur strehë në mikpritjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, aty nga ku drejtonte shfarosjen e kundërshtarëve të tij”, shkruajnë mediat greke.

Më tej media greke duke u ndalur edhe te rasti i ekzekutimit të Roan Brahimit, i bën edhe një rezyme krimit shqiptar dhe forcës që organizatat kriminale shqiptare po tregojnë edhe jashtë vendit. Deri në Irakun e largët, ku pak muaj më parë një i ri shqiptar, ekzekutoi ‘Benzemanë’. Një nga bosët më të mëdhenj të kokainës, të kërkuar edhe nga DEA amerikane.

“Mbretëria e xhelatëve shqiptarë shtrihet e ‘punësuar’ në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tokës. Janarin e kaluar ata arritën që në Bagdad, të vrisnin në mes të rrugës trafikantin më të madh irakian të kokainës. Atë të cilit DEA amerikane i kishte vënë pseudonimin ‘Benzema’, për ngjashmërinë e tij me futbollistin e famshëm francez!”, shkruajnë mediat greke. Por ndërsa media greke kalon në skaner krimin shqiptar, nuk harron t’i rikthehet edhe njëherë jetës prej krimineli të Roan Brahimit. Dhe të një prej ngjarjeve të rënda të ndodhura vetëm dy muaj më parë, që si duket shënoi edhe fundin e tij. Atë të ekzekutimit në serën me domate në vilën e tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.më 15 mars të Gentjan Bejtjas.

Një tjetër personazhi të ngatërruar keq me punët e krimit në zonën e Niklës dhe ca më tej në veri të vendit. “Roan Brahimi shfaqet sot si ‘instruktori’ i ekzekutimit gjatë marsit që lamë pas të Gentjan Bejtjas. Sera e domateve e 43-vjeçarit që u ujit me gjakun e tij pasditen e 15 marsit. Ku tre xhelatë me pagesë dolën nga ‘Land Roveri’ Discovery dhe e goditën me tre kallashnikovë, teksa në vendngjarje u numëruan 30 gëzhoja. Ku përfshirja e Brahimit rezulton në faktin se si udhërrëfyes të xhelatëve që vranë Bejtjan del të ketë qenë kunati i tij Ilir Beqaraj, i cili u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij Edison Haxhiu. Periudhë në të cilën kur u krye vrasja e Bejtjas, Roan Brahimi ishte strehuar prej muajsh në Dubai, si haraç për atë që i kishte bërë bandës rivale të Ervis Martinaj, i njohur si ‘Mbreti i Lojrave të Fatit’, i cili edhe ky u zhduk në mënyrë misterioze në gusht të vitit 2022, dhe që nga ajo kohë supozohet të jetë i vdekur”, shkruajnë mediat greke.

Sipas një gazetari të njohur grek pas ngjarjeve në Shqipëri, ku emri i tij kishte dalë si i përfshirë, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi. Por dyshimet më të mëdha janë se vrasësit të cilët mendohet se kanë qenë profesionistë me pagesë, e ndiqnin në mënyrë periodike në Greqi, partneren dhe fëmijën e tij. Aty ku mesa duket gjetën edhe vigjilencën e tij më të ulët dhe e ekzekutuan.

“Më 17 Korrik 2022, Roan Brahimi vrau Brilant Martinaj, kushëririn e Ervis Martinaj. Ndërsa natën e 22 Korrikut 2022, ai qëlloi në qytetin e Milotit, ndaj Ylli Brahjas dhe Klisman Preçit, teksa Brahja po dilte nga Xhip-i i tij i blinduar, ku u derdhën 108 plumba. Në këtë ngjarje humbi jetën 28-vjeçari Preçi, ndërsa shoku i tij pasagjeri Ylli Brahja shpëtoi, pasi u kyç në makinën e blinduar ‘Toyota’ Land Cruise”, shkruajnë mediat greke.

Sipas medias greke, 32-vjeçari Roan Brahimi ishte në ortakëri të hapur me një bandë të krijuar nga nipi famëkeq i Rrahman Rrajas. Deri në shtator, deputet i Partisë Socialiste në pushtet të Edi Ramës. Ndërkohë që një oficer i Sigurisë tha për mediat greke se me shumë mundësi, vrasësi ka ardhur në Greqi, vetëm për të kryer atentatin.

“Kujtojmë se Roan Brahimi dhe gruaja e tij 37-vjeçare kishin parkuar automjetin e tyre luksoz me ngjyrë të zezë dhe kishin shkuar në biftekun ngjitur. Por gjatë daljes nga restoranti, një motoçikletë me dy motoristë i janë afruar, ku pasagjeri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë gjakftohtë ndaj Roan Brahimit. Ku policia ka grumbulluar dy gëzhoja nga vendi i përgjakur, ndërsa gjatë autopsisë është konstatuar se Roan Brahimi është qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në qafë nga ekzekutori.

Latest articles

Related articles