“Qytetarët me kostot më të larta ushqimore në Europë”, Agalliu: PD do ta ndryshojë këtë realitet

Sekretari për Programin në PD, Arbi Agalliu, shprehet se Edi Rama gjatë qeverisjes së tij, nuk zhgënjeu asnjëherë duke pasuruar oligarkët me para publike dhe duke varfëruar njerëzit, për të cilët do duhej të mendonte një qeveri e përgjegjshme.

Deputeti i PD thotë se Rama është kryeministri i popullit që sipas përllogaritjes së Organizatës Botërore të Ushqimit, jeton me koston më të lartë të dietës ushqimore në të gjithë Europën.

Ai më tej thotë se PD është e vendosur për ta ndryshuar këtë realitet, me programin për daljen nga kriza sociale dhe ekonomike.

Postimi i Sekretatit për Programin në PD, deputeti, Arbi Agalliu:

Gjatë qeverisjes së tij, Edi Rama nuk zhgënjeu asnjëherë, duke u përpjekur për të pasuruar oligarkët me para publike dhe duke varfëruar njerëzit, për të cilët do duhej të mendonte një qeveri e përgjegjshme.

E ka bërë këtë në shumë raste. E treguan edhe në projekt-ligjin e fundit që sollën në parlament, duke mos e fshehur më përpara njerëzve ambicien e tyre të pakufishme për të vjedhur me lezet sa herë që u jepet mundësia.

Kjo është qeveria që nuk punon për njerëzit, por vetëm për një grusht të vogël klientësh të saj.

Edi Rama është kryeministri i popullit që, sipas përllogaritjes së Organizatës Botërore të Ushqimit, jeton me koston më të lartë të dietës ushqimore në të gjithë Europën.

Sipas Indeksit të Organizatës Botërore të Ushqimit, kostot e larta të dietës ushqimore i kanë vendet e varfëra dhe ato në zhvillim.

Ndërkohë që kryeministri mburret me retorikë boshe, familjet shqiptare shumicën e të ardhurave të tyre duhet ta shpenzojnë për ushqime.

Ky është realiteti të cilin duhet të gjithë të përpiqemi ta ndryshojmë.

Kemi përballë një qeverisje që punon për klientët e saj dhe jo për njerëzit e zakonshëm.

Kjo është e qartë si drita e diellit dhe nuk ka Edi Ramë që ta zërë me shoshën e propagandës as shoshë që të fusë Edi Ramën brenda për ta fshehur nga realiteti i keqqeverisjes së vetë.

Ndaj Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për ta ndryshuar këtë realitet.

Do ta ndyshojmë me programin tonë për daljen nga kriza sociale dhe ekonomike, me vullnetin e duhur politik dhe me ekipin e përzgjedhur për ta përçuar te njerëzit e zakonshëm.

Jemi të vendosur që në këtë përballje të madhe të jemi në krah të qytetarëve shqiptarë, pa dallime, sepse ky është misioni i PD-së, si një forcë e arsyeshme dhe me vullnetin e duhur për të bërë ndryshimin e shumëpritur.

Latest articles

Related articles