Një pikturë e Claude Monet shitet për 35 milionë dollarë

Piktura “Sheaf at Giverny” e gjigantit impresionist francez Claude Monet është shitur në ankand në Nju Jork për gati 35 milionë dollarë, deklaroi agjencia e ankandeve Sotheby’s.

Pas rënies së tregut botëror të artit në vitin 2023, shtëpitë kryesore të ankandeve Christie’s dhe Sotheby’s nisën shitjet e tyre pranverore në kryeqytetin amerikan të artit dhe financës, në një klimë mjaft optimiste pas rezultateve të mira në Londër dhe Paris.

Sotheby’s, i cili i përket miliarderit franko-izraelit Patrick Drahi, njoftoi të mërkurën në mbrëmje shitjen online, me telefon dhe në zyrën e tij në Manhattan të rreth 50 pikturave të artit modern për 235 milionë dollarë.

Një nga pikturat më të shtrenjta, “Sheaf at Giverny” (1893) nga Claude Monet, u shit “në një luftë ofertash tetë minutëshe” për 34,8 milionë dollarë, tha një zëdhënëse e Sotheby’s.

Gjithashtu një vepër e anglo-meksikanes Leonora Carrington (1917-2011) theu rekordin e ankandit të artistit.

”Les Distractions de Dagobert” iu shit për 28,5 milionë dollarë një blerësi pas një ”beteje” prej 10 minutash.

Latest articles

Related articles