Jo vetëm emigrantë afrikanë, Rama do marrë edhe plehrat nga Italia për ti djegur në Shqipëri

Qeveria Rama 3 po diskuton lejimin e importit të mbetjeve nga jashtë që do të përdoren për lëndë djegëse në industrinë e çimentos, industrinë prodhuese dhe atë ricikluese. Kjo kërkesë e bërë nga industritë, sipas burimeve do të përfshihet edhe në projektligjin për ‘Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve’, të cilin Ministria e Turizmit ka hartuar me mbështetje të ndërkombëtareve, por që ende nuk e ka bërë publik.

Është e paqartë pse drafti ligjor nuk po diskutohet gjerësisht me publikun, ndërsa burime për redaksinë nga ministria, bëjnë me dije se ky projektligj do të bëhet publik vetëm në fund të muajit qershor.

Burimet nga qeveria gjithashtu konfirmojnë se po diskutohet lejimi i importit të atyre mbetjeve që janë pjesë e listës së gjelbër, që i lejon edhe BE, të tilla si mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore. Por ende nuk ka një listë konkrete të mbetjeve që do të lejohen për import, e cila do të mund të sqaronte edhe impaktin mjedisor, nëse do të kishte apo jo reduktim të ndotjes apo jo.

Latest articles

Related articles