Ish kryebashkiaku Elvis Roshi paraqitet në SPAK


Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi u paraqit këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, për tu marrë në pyetje.

Dyshohet se Rroshi është paraqitur si person nën hetim, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion urdhëroi më datë 28 mars të këtij viti të hetonte ish kryebashkiakun socialist të Kavajës, për abuzim me dy tendera në vlerë 33 milionë euro.

Bëhet fjalë për një kallëzim nga KLSH i vitit 2015, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit denoncoi në atë kohë në prokurorinë e Durrësit Rroshin për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Përveç tij, KLSH denoncoi edhe disa vartës të tij, mes tyre ish drejtorë dhe ish përgjegjës të Bashkisë Kavajë.

Rroshi dha dorëheqjen nga Bashkia e Kavajës më 31 maj të vitit 2016, pasi ishte dënuar në Itali për trafik droge, që të cilën nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Kjo është hera e dytë që Elvis Rroshi thirret në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për tu marrë në pyetje

Latest articles

Related articles