Faturino goditi me grusht disa të verbër në urban në Shkodër!

Shoqata kombëtare e të verbërve përmes kryetarit të saj Ndoc Bjeshka ka denoncuar një ngjarje tronditëse që i ka ndodhur pjestarëve të shoqatës në Shkodër.

Ndoc Bjeshka ka akuzar kompaninë që administrojnë autobusët publik në qytetin e Shkodrës se para dy ditësh faturinot kanë goditur me grushte disa të vërbër që janë pjesë e kësaj shoqate.

Kjo ngjarje e shëmtuar sipas kryetarit të shoqatës së të verbërve ka ndodhur pasi të moshuarit e verbër nuk kanë paguar biletën pasi u takon ligjërisht që të udhëtojnë falas.

Kryetari i shoqatës së të verbërve u bëri thirrje qytetarëve që të ngriten në protesta pasi nuk ka asnjë kusht në transportin urban për të verbërit dhe se i ulin me forcë.

Bjeshka paralajmëroi se nëse kjo situatë vijon atëherë do t’i bllokojnë autobusët deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Problemi i invalidëve që nuk lejohen të udhëtojnë falas me autobusët e qytetit vijon prej vitesh dhe shkak për këtë është se kompania e autobusëve nuk merr kompensimin monetar sipas një ligji të miratuar që në vitin 2014.

Neni 85 i këtij ligji thotë se kompensimin duhet që ta bëjë organi përgjegjës që në këtë rast është Bashkia Shkodër.

Latest articles

Related articles