Ekzekutimi i Sidit në Athinë: Ka informacione se është ekzekutuar për një “gol” që i kishte bërë në Vlorë

Dyshimet kryesore lidhur me ekzekutimin e Roan Brahimit disa ditë më parë në Athinë të Greqisë, lidhen me konfliktet që ai kishte patur me Ervis Martinajn dhe grupin e tij.

Por sipas gazetares Klodiana Lala, ka edhe një mundësi tjetër. Ajo tha se ka informacione që Roan Brahimi mund të jetë ekzekutuar për shkak të një “goli” që ai i kishte bërë një grupi kriminal me bazë në Vlorë, në lidhje me trafikun e kokainës.

“Ka informacione që Roan Brahimi mund të jetë ekzekutuar për shkak të një “goli” që i ka bërë një grupi kriminal me bazë në Vlorë, në lidhje me trafikun e kokainës”, u shpreh gazetarja Lala në emisionin “Në Shënjestër”.

Gazetari Eni Ferhati tha se ka ndodhur që personazhe të krimit të ekzekutohen pasi tradhëtojnë grupet kriminale për ngarkesat miliona euroshe të kokainës.

“Kemi individë në Dubai që marrin përsipër të trafikojnë sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine, dhe Roan Brahimi është një prej tyre. Dhe ka raste kur prishen pazaret dhe bëhet fjalë për miliona euro në një ngarkesë të mundshme”, tha gazetari.

Latest articles

Related articles