Edi Rama, Përkulja me patika të bardha!

nga Kimete Berisha

  • Shqiptarët e Greqisë ishin përmalluar shumë që të jenë shqiptarë.
    Nuk e kanë pasur të ndaluar të jenë shqiptarë, por shpirti i ëmbël, janë detyruar që për bukë goje të heqin dorë nga atdhedashuria, se nuk jetohet veç nga dashuria…
  • Se, edhe atëherë kur osmanlinjtë e sollën Zotin e Lindjes tek shqiptarët, shqiptarët kanë pritur në rend për ta ‘ndërruar fenë’, se oferta shumë e volitshme ‘ndërroje Zotin, në daç të paguash më pak tatim’!
  • Ka kaluar shumë kohë që kur shqiptarët nuk kanë pasur nevojë të jenë shqiptarë.
    As tash s’kanë nevojë, por për hatër të Edi Ramës që e kanë lëshuar nervat e po qan…
    kanë pranuar që për një orë të çarten për Shqipërinë, të cilën e duan shumë por jo nga afërsia se Shqipëria nga afër ta hanë ymrin.
  • Për ta pushtuar diasporën, Edi Rama ka marrë yrnek nga Albin Kurti: peshkun në det, e fulterja në zjarr!
  • Ta udhëheqësh Kosovën dhe Shqipërinë me ‘popull të huazur’ nga diaspora kjo është ‘aha moment’.
  • Ne jemi mësuar me qeverinë Bukoshi (që na plaçkiste para luftës), por atëherë qeveria ka qenë në mërgim, e populli nën pushtuesin serb, duke e mbajtur qeverinë në ekzil me pare, dhe njëherit duke ia paguar tatimet pushtuesit.
  • Edi Rama është i sinqertë kur shpartallohet në dashuri, sepse vërtetë e ka zbuluar dashurinë.
    Për të, dashuria është ndjenjë ‘e re’.
    Sa e mirë….!
  • Ama, ti mos u bazo në mua se mua secilën herë vjen duke m’u dukur edhe më qesharake kjo ‘dashuria’ që në vend se të të bëj të mençur, ti merr mendtë.
  • Edi Rama u ankua pse shqiptarët nuk kanë pasur fat të lindin nën mbrojtjen e kryqit të bardhë, demek si krishterët…
    që kryqi as nuk është simbol që e ka mbrojtur Jezusin nga torturat…
    po lëre ti,
    se shqiptarët e varfër e kanë lënë kryqin për hënën e re…dhe tash ankohen që s’i mbron kryqi (që e kanë
    braktisur), dhe që s’ju del boll as hëna e re.
  • Edi Rama e kish zbuluar një grua që ka luftuar për pavarësinë e Greqisë. Bubulinën.
    Tha se e ka çliruar Greqinë para se ta çlironte veten.
  • Bubulina ka luftuar për të mirën e ‘armikut’, pra, kjo është sikur ta lavdërojmë ne një shqiptar që ka luftuar për pavarësinë e Serbisë.
  • Prejardhja dhe përktësia etnike nuk të jep vlerë, por vepra.
    Vepra e Bubulinës është për të mirën e Greqisë, prandaj nuk quhet heroinë shqiptare.
  • Është njësoj sikur unë të shkruanja serbisht…apo si Bekim Fehmiu që ka qenë aktor i kinematografisë serbe (nuk ka luajtur në filma shqip), ama ne e nderojmë shumë që e ka zhvilluar kinematografinë e Serbisë e shqip s’ka luajtur asnjëherë se shqiptarët katundarë, nuk dijnë çka është filmi…
    Mirë e ka pasur.
  • Pasi që recitoi me afsh, Edi Rama vazhdoi t’i numërojë shqiptarët që janë flijuar për Greqinë.
    I tha Greqisë që edhe Naim Frashëri ka shkruar poezi në greqisht!
  • A thua pse ka shkruar në greqisht?
    Pse e ka shfaqur dashurinë ndaj Shqipërisë në gjuhën greke!
  • Mirë ka vepruar!
  • Pasi u pakë në skenë, Edi Rama u përkul para popullit!
    U përkul sepse ashtu duhet.
    Si burrat që derisa të shtijnë në
    dorë përkulen, e pastaj zhduken…
  • Çfarë fitoi që u përkul?
    Dashurinë e shqiptarëve të Greqisë, e fitoi!
    E….Çka është ajo?
    Çka i duhet?
    Çka bën me të!
    Kujton se shqiptarët e Greqisë janë ushtarët e tij?
    Ushtria është obligim, e dashuria s’është!
  • E, meqenëse kjo dashuria zgjat shkurt, shqiptarët e kanë harruar atë dashuri të nesërmen rreth orës 12.
  • Nëse nesër shkon në Greqi një politikan tjetër dhe i tubon shqiptarët e Greqisë me të njëjtat pallavra, ata do të shkojnë pas tij…se puna është që ata i kanë ndryshuar emrat e tyre për t’u përshtatur e s’po e ndryshojnë emrin e Edi Ramës.
  • Nuk i besohet dashurisë.
    Se që thoshte Maki ‘dashuria është punë qejfi, nëse ka qejf të do – nëse s’ka qejf s’të do’.
  • Prandaj, Edi Rama duhet të jetë i frikshëm e jo manjak romantik që qan në skenë për një dashuri palidhje që askush nuk është kah ia merr.
  • Për ta zbritur në tokë, Linda Rama e përqafoi burrin e saj Edi Ramën.
    Pamje rrënqethëse kjo, që tregon se gruaja e përqafon burrin!
  • Përkulja e Edi Ramës para shqiptarëve të Greqisë ishte përkulje humoristike, sepse përkuljen e realizoi me patika të bardha.
  • Përkulja është akt solem, gjest shumë serioz, prandaj lyp këpucë të zeza pa shkëlqim, këpucë të reja por që duken të vjetra.
  • Dashuria gjithmonë e bën Edi Ramën të duket qesharak.

P.S. S’Agapo.

Latest articles

Related articles