“A fole për Berishën në Gjermani?”- Gaz Bardhi i fshin komentin Agim Xhafkës!

Agim Xhafka publicist dhe përkrahës i zjarrtë i Berishës dhe Rithemelimit, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook shprehet se Gazment Bardhi i ka fshirë komentin e bërë nga Xhafka në postimin e Bardhit, ku e pyeste nëse kishte folur në Gjermani për arrestin e Berishës. 

Xhafka shprehet se tashmë Bardhit nuk i intereson askush veç interesit personal, madje as Partia Demokratike. 

Postimi i plotë

Në postimin e Gazmend Bardhit në fb ku fliste për vizitën e tij në Gjermani bashkë me zotin Gjekmarkaj bëra një koment. E pyesja a folët atje për arrestin e Berishës,a folët që ai nuk lejohet të shkojë në parlament,a folët që u gjykua nga një persone që fshin bëmat e saj në cv,a folët që lideri i opozitës mbushi mbi 100 ditë që po mbahet mbyllur në shtëpi pa akuzë,a folët…Se kali i betejës me Ramën është lirimi i Berishës. Të tjerat janë garniturë. Kaq shkrova.

Pas një ore shoh që komenti im ishte fshirë nga zoti Bardhi. Pra si përgjigje; jo,ai nuk ka folur në Gjermani fare për Berishën dhe si lajm që jo,nuk do flasë për të. E po të vijë Brok nga Gjermania dhe të ngrejë te ballkoni i Salës zërin për lirimin e Berishës dhe Gazmend Bardhi të mbyllë gojën në Gjermani më duket hile e tij dhe një axhendë e mbushur me dredhira e pa të vërteta.

Unë nuk jam anëtar i PD-së e nuk votoj të zgjidhet ky apo ai në çdo instancë. Po si qytetar që mbështes opozitën e që flas për arrestimin e paligjshëm të Berishës them se fshirja e një komenti që kërkon të dijë se sa ia ndjen Bardhit e zeza që po i bën Rama liderit të opozitës është shenjë se ky njeri lufton veç për karierën e tij. Nuk i dhimbset jo më Berisha,por as PD.

Gazmend,ti fshive një koment të thjeshtë ndërtuar pa fyerje,pa sharje. Por veç me pyetje. Ama ma zbardhe mendimin tim për ty. Dhe ashtu me gazmend po veproj dhe unë. Po të bëj bllok. Deri sa të lexoj së pari një status tëndin ku e kërkon me forcë lirimin e Berishës dhe së dyti kur të të shoh te rrugica e Salës të ngresh zërin bashkë me ata që duan Berishën dhe që u dhimbset PD-ja e pluralizmi.
Tung or Gaz dhe gaz paç!

Latest articles

Related articles