10-vjeçarja pickohet nga gjarpri në shkollë, niset me urgjencë drejt spitalit

Një incident ndodhi sot në shkollën private WAT në zonën e Farkës në Tiranë.

Një fëmijë 10 vjeçar është pickuar nga gjarpri dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10 vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë.

Latest articles

Related articles