Topi: Rama ka filluar fushatën elektorale, po kërkon të krijojë distancë nga opozita

Ish presidenti Bamir Topi i ftuar në emisionin ‘Të Paekzspozuarit’ në MCN TV ka komentuar takimin e kryeministrit Rama me emigrantët në Athinë.

Ai tha se të tilla takime nuk duhen gjykuar, por që sipas tij ajo që po bën Rama ëhstë se ai ka nisur fushatën elektorale.

Topi u shpreh se është për të ardhur keq, por Rama me këtë që op bën po distancohet shumë hapa larg opozitës.

Të tilla takime nuk duhen të gjykohen keq, por mendoj se ajo që prevalon në analizën time në këtë rast është se Rama ka filluar fushatën elektorale, ai është në fushatë dhe natyrisht kur ezaurohen hapësirat, mundësitë brenda vendit natyrisht që janë mundësitë kolaterale që ai shfrytëzon dhe nga pikëpamja e aksionit politik është për tu vlerësuar dhe duket se po paralajmëron për fat të keq distancën me opozitën ndjeshëm pavarësisht skandaleve në qeverinë e tij.

Është një raport që ai e ka me shoqërinë, një shoqëri që ka kaluar trauma shumë të forta në kohën e komunizmit dhe periudhën e tranzicionit dhe kanë mbetur pothuajse primitivë. Këtu nuk jemi në atë terren që kemi ëndërruar, nuk besoj se në këtë terren që është krijuar në Shqipëri gjërat do të shkojnë drejt rrotacionit

Latest articles

Related articles