Topi: Me Saliu në PD, Basha asnjëherë nuk ka qenë i lirë në vendimarrjen e tij

Ish-presidenti, Bamir Topi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se arsyeja e tërheqjes së tij nga politika ishte kur vendimmarrjet politike brenda PD bëheshin me firmën e Bashës, por në praninë e Berishës. Sipas Topit PD është në këtë situatë sepse deputetët nuk u shkëputën nga sigla, por mbetën peng e saj.

Ndërkohë lidhur me vulën e PD-së, Topi tha se zgjatja e verdiktit duket se është e qëllimshme.

Unë kam pas rezervat e mia të forta, kur Zoti Basha ishte bashkë me Saliun. Bile, tërheqja ime. Publikisht nga politika i takon pikërisht asaj periudhe kur vendimmarrjet politike në Partinë Demokratike bëheshin me firmën e zotit Basha, por në praninë e Berishës.

Por aty ka pasur një lloj ambiguiteti në drejtimin e Partisë Demokratike dhe i takon pikërisht kësaj periudhe kur unë jam shkëputur nga politika. Sepse e kam parë që në atë periudhë, pavarësisht se ishte zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike, asnjëherë nuk ka qenë i lirë në vendimarrjen e tij.

Këtë nuk them për të justifikuar Zotin Basha, sepse njeriu kur nuk është i lirë në vendimarrje, duhet të bëjë zgjidhje edhe vetë, por duke bërë këtë lloj arsyetimi, jap edhe një lloj argumenti tjetër.

Pse Partia Demokratike sot është në atë gjendje? Që nuk ka asnjë lloj frymë, asnjë lloj identiteti. Madje, publikisht jam shprehur nëpër studio që në periudhën më të fortë të përplasjeve. Kam thënë, lëreni siglën, lëreni vulën. Dilni, mos u bëni peng i këtyre. Arshivoni historinë e Partisë Demokratike. Dilni me një sigël tjetër.

Tani ne dyshojmë, sepse juridikisht akoma s’ka marrë formë.

Që po zgjatet pafundësisht verdikti, nuk ka rëndësi ku shkon. Por nuk mund të lihet një parti si Partia Demokratike, edhe pse janë në ditën e tyre më të zezë për shkakun e tyre. Nuk mund të lihet pa asnjë lloj, asnjë lloj verdikti lidhur me siglën dhe vulën. Të zgjatë, të zgjatë, duket që ka një qëllim.

Latest articles

Related articles