Pasi sabotuan Komisionin e Reformes, PS dhe Rithemelimi nisin vallen e justifikimeve për të penguar listat e hapura dhe votën e diasporës

Nënkryetari i Rithemelimit së drejtuar nga Rithemelimi, Oerd Bylykbashi është ndalur të flasë për mediat pas takimit me grupin e dialogut.

Ai ndër të tjera tha se ky takim kishte për qëllim riaktivizimin e këtij grupit, ndërsa shtoi se objektivi kryesor i opozitës sa i përket reformës zgjedhore është rikthimi të marrëveshja e 5 qershorit.

Sa i takon votës së diasporës, Bykykbashi tha se PS nuk është promotore ashti sic pretendon, por motorri prishës i kësaj të drejte.

Bylykbashi: Së pari mbledhje e sotme me kërkesë të opozitës kishte për qëllim të riaktivizonte grupit e dialogut. Deri më tani nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca.

E kemi thënë që në fillim objektiv kryesor për në është rikthim e marrëveshja e 5 qershorit.


Ka funksionuar për shumë vite shumë mirë dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos rikthehet. Duhet që zgjedhësit të kenë mundësinë që të kenë listën e hapur të partive.

Ne do të luftojmë dhe kjo do të jetë një cështje që do të ndajë në mënyrë të rëndësishme qëndrimet e palëve në këtë çështje.

Në synojmë që nëpërmjet tyre të disiplinojmë shkelje të rëdnë të procesit dhe nëpërmjet tyre ta mbajmë shtetin jashtë zgjedhjeve.

Nuk është e vërtetë që PS është promotore e votës së Dipasporës.

PD e ka pasur cështje dhe në vitin 2020 me inicitivë të PD është futur në kodin zgjedhor.

PS nuk është promotori, por është motorri i prishur i kësaj të drejte

Latest articles

Related articles