“Evenimenti i Ramës në Athinë”, deputetja e PD, Bano: Asgjë nuk i jep logjikë çmendurisë dhe kërcënimeve që administrata jonë përballet çdo ditë

Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja e PD, Eralda Bano, ka ironizuar takiminin e kryeministrit në Greqi, duke thënë se i madhi i vendit, pasi për 11 vite ka ndjekur më shumë se 60% të shqiptarëve jashtë vendit, kishte mbledhur të gjithë administratën në autobusë dhe bëri sikur kishte mbledhur emigrantët.
Në një postim në facebook, Bano shprehet se më shumë se gjysma e drejtorëve në vend ka qenë pjesë e kësaj çmendurie, e shumë prej tyre kanë shkuar pa dëshirë por duhej të shkonin sepse u rrezikohej buka e gojës. Sipas saj, asgjë nuk i jep logjikë çmendurisë dhe kërcënimeve që administrata jonë përballet çdo ditë.

Reagimi i Anëtares së Kryesisë dhe deputetes së PD, Eralda Bano:

Këtë javë kishim një eveniment special për Shqipërinë dhe shqiptarët tanë në Greqi.
I madhi i vendit, pasi për 11 vite ka ndjekur më shumë se 60% të shqiptarëve jashtë vendit, kishte mbledhur të gjithë administratën në autobusë dhe bëri sikur kishte mbledhur emigrantët.
Nuk e di se nga t’ia nis me shqetësimet që ka ky “ekskursion” i këtij të çmenduri që ka ndjekur të gjithë qytetarët e tani po i përndjek dhe andej nga janë.
Më shumë se gjysma e drejtorëve në vend ka qenë pjesë e kësaj çmendurie, e shumë prej tyre kanë shkuar pa dëshirë por duhej të shkonin sepse u rrezikohej buka e gojës. Pra edhe i marrim me dhunë nëpër shfaqje të tilla të shëmtuara por edhe i kërcënojmë që të mos ngrenë kokë kurrë.
A nuk është turp? A nuk mjaftojnë terrori që këtyre individëve ju bëhet në vendin e tyre të punës? Është turp në fakt por jo për ata të cilët kanë qenë të detyruar të shkojnë por është turp për këtë palaço që e quan veten kryeministër.
Ndjej gjithashtu keqardhje për ata pak emigrantë që ishin pjesëmarrës atje sepse e di që kanë shkuar me shpresën se vendi i tyre ndoshta ka ndryshuar pak e tashme mund të kthehen dhe të investojnë. Por jo. Aty u përballën me dëlirin e një palo lideri dhunues i çdo gjejë që ne kemi të shenjtë…familjen, punën…bukën e gojës.
Nuk kam më fjalë. Asnjë gjë që mund të them nuk e justifikon dhe nuk i jep logjikë çmendurisë dhe kërcënimeve që administrata jonë përballet çdo ditë. Uroj vetëm që të kuptojnë se edhe këta që i kanë futur në punë nuk kanë dashur kurrë të mirën e tyre. Mjafton të shohësh sesi po përfundojnë në burg gjysma e atyre që ky palaço quante shokë.
A mendoni se ata që punojnë në administratë kanë ndonjë shans, kur të gjithë shokët e tij janë në burg?
Ndoshta ka ardhur koha që të rivlerësojmë të gjithë ne,limitin që duhet ti vendosim këtij pushteti

Latest articles

Related articles