Arrestohen nënë e bir në Shkodër, u kapën duke blerë dr0gë

Arrestohen nënë e bir dhe dy të tjerë në Shkodër
Katër shtetas janë arrestuar këtë të martë në Shkodër, pasi janë kapur duke blerë drogë. Bëhet fjalë për shtetasit Klintis Ymeri, Vera Ymeri, Sait Fikaj, Igor Duretiç.

Gjatë kontrollit fizik, policia ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike, dy automjete dhe 6 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e për Hetimin e Trafiqeve dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit Vera Ymeri, 58 vjeçe dhe Klintis Ymeri, 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin Sait Fikaj, 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, Igor Duretiç, 35 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest articles

Related articles