Zbulohet pasuria e këngëtares shqiptare Dua Lipa

Ajo është një nga këngëtaret më të famshme, e cila prej disa vitesh ka pushtuar botën me muzikën e saj. Është fjala për Dua Lipën, e cila famën e mori në vitin 2017 me albumin e saj dhe me hitet si “New Rules” dhe “IDGAF”.

Që atëherë, artistja me origjinë shqiptare ka fituar çmime si Grammy dhe Brits, dhe madje ka zënë një vend në listën e 100 njerëzve më me ndikim të revistës Time.

Lipa filloi të postonte këngë në kanalin e “YouTube” si adoleshente.

Ajo nënshkroi me “Warner Music Group” në vitin 2015 dhe publikoi këngën e saj debutuese “New Love”.

Sipas networth pasuria e saj është 35 milion euro.

Latest articles

Related articles