Vizita e Ramës në Athinë, Lita: shkoi me duar bosh dhe iku me duar bosh për Diasporën

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv ka folur për takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë. Gazetari Lavdrim Lita shprehet se Rama shkoi duarbosh dhe iku duarbosh për diasporën pasi nuk iu garantoi as të drejtën e votës.

“Unë do merrem pak me fjalimin pasi tha nuk kemi asnjë pretendim ndaj Greqisë, ne kemi shumë pretendime pronat e Çamërisë, bregdeti dhe ligji i luftës. Nuk mu duk shumë serioze kjo. Gjithsesi të shkosh të bësh me miting me flamuj do të thotë që ta lejosh dhe në Shqipëri këtë gjë të bëhet nga grekët. Mandatin e tij të parë ai kishte një ministri pastaj në agjenci dhe tani një fjalim. Për diasporën ai shkoi me duar bosh dhe iku me duar bosh, ai nuk iu jep as votën janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë atëherë” u shpreh Lita.

Latest articles

Related articles