Ndikimi i pabarazisë ekonomike tek fëmijët në botë dhe në Shqipëri333 milion jetojnë në varfëri ekstreme,

Nga Izabela Egro dhe Alesia Ndoj

Varfëria nuk ka lidhje vetem me mungesen e parave, varfëria është në shumë dimensione. Faktorë të ndryshëm të tillë si: pandemia e COVID, termetet, fatkeqësitë natyrore e luftërat e ndryshme, kanë sjelle sfida për jetën e shumë njerëzve, si dhe të fëmijeve. Enkelejda Bregu, eksperte e UNICEF në Shqipëri na shpjegoi se shpesh herë varfëria ekonomike dhe mungesa e mjeteve të jetesës, është e lidhur ngushtë me faktorë të tjerë të tillë si: pamundësitë për arsimim, shërbime shëndetësore,punësimin e prindërve etj.
.
Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndodhet në Europën Juglindore. Ajo ka një popullësi rreth 2.8 milion banorë.
Fenomeni i pabarazisë që ka prekur dhe Shqipërinë vitet e fundit, ndikim tek fëmijët. Përpara trazicionit fëmijët nuk lejoheshin të punonin në rrugë, të lypinin, të pastronin xhamat e makinave, të ndihmonin në parkimin e makinave ose në tregti.
Trazicioni i eleminoi këto kufizime dhe fëmijët përfshihen në këto aktivitete.

Legjislacioni shqiptar parashikon se fëmijët ndërmjet moshës 6-16 vjeç duhet të ndjekin vetëm shkollën. Neni 32 i Konventës për të Drejtat e Fëmijës, iu siguron fëmijëve të drejtën e mbrojtjes nga “kryerja e çdo pune që ka gjasa që sjellë rreziqe ose të cenojë arsimimin e tij.”

Shumica e fëmijëve që angazhohen në punë, limitohen nga kujdesi bazë shëndetsorë, arsimimi ushqyerja e mjaftueshme, mbrojtja dhe siguria në komunitetet dhe familjet e tyre.
Në Shqipëri, llogariten rreth 50 mijë fëmijë që punojnë ose lypin në rrugë dhe që janë objekt i formave më të këqija të shfrytëzimit. UNICEF-i ka identifikuar se fëmijët punojnë për shumë arsye. Varfëria dhe nevoja që fëmijët të kontribuojnë në ekonominë familjare, është faktor kryesor. Megjithatë, mungesa e mundësive për arsimim si dhe diskriminimi ndaj fëmijëve që i përkasin grupeve të veçanta sociale, veprojnë gjithashtu si shtysë për fëmijët që të angazhohen në punë. Pa pasur mundësi për arsimim, shpesh fëmijët kanë pak alternativa, dhe si pasojë fillojnë të punojnë që në moshë të hershme.
Vështirësitë janë shtuar gjatë këtyre viteve edhe për shkak të pandemisë, tërmeteve, luftrave dhe fatkeqësive të tjera natyrore.
Në nëntor 2019, një tërmet, me magnitudë 6.3 Richter, shkaktoi shpërnguljen e të paktën 20,000 personave në Shqipëri duke përfshirë 9,000 fëmijë.

Për të reduktuar varfërinë, punën e fëmijëve dhe diskriminimin, UNICEF-i na tregon se dhe Shqipëria i është bashkuar iniciativës globale për fëmijët jashtë sistemit shkollor për të zbuluar të dhëna, identifikuar fëmijët e lënë pas dore duke ndihmuar në zgjidhjen e këtyre problemeve.
Dhënia fund e punës së fëmijëve është cështje e të gjithëve; familjet, komunitetet dhe shkollat kanë një rol vendimtar në këtë proces. Komitetet e shkollës, që përbëhen nga prindër, përfaqësues të autoritete vendore dhe mësues, ngarkohen me detyrën e identifikimit të problemeve përfshirë dhe ato që vijnë nga zonat e largëta, për t’i sjellë fëmijët në shkollë dhe për t’i përkrahur ata.
Është e rëndësishme që të bëhen përpjekje të mëdha drejt ndryshimit të normave sociale, sidomos kur flitet për fëmijët e komunitetit romë, fëmijët me aftësi të kufizuara apo gratë dhe vajzat që kanë mundësi të limituara për shkollim apo punësim të ligjshëm.

Në botë, ndonëse fëmijët përbëjnë 1/3 e popullsisë së globit, një pjesë e tyre përfaqësojnë ata fëmijët që vuajnë dhe kanë vështirësi për të mbietuar me më pak se 2.15$ në ditë.
Sipas UNICEF, rreth 333 milion fëmijë jetojnë në varfëri ekstreme. Në botë rreth 1 miliard fëmijë jetojnë në varfëri të shumëfishte, që do të thotë se atyre u mungojnë mjetet bazë të jetesës, si ushqimi dhe uji i pishëm.

Ne, si qytetarë, duhet të ndërgjegjësohemi dhe të ndërmarrim iniciativa të ndryshme që të ndihmojmë në zvogëlimin e pabarazisë ekonomike në botë dhe në vendin tonë, duke u munduar të zhdukim varfërinë. Fëmijët nuk e meritojnë që të jetojnë në varfëri. Fëmijët duhet t’u sigurohet një jetë e qetë, e shëndetshme dhe një e ardhme e ndritur.
Ne, duhet ta marrim këtë situate në dorë, TANI

Latest articles

Related articles