Llabani: vajzat shqiptare ikin jashtë, të huajat ofrojnë shërbime seksuale tek ne. Reklama online

Analistja Anduena Llabani thotë se ka devijim të funksionit të prostitucionit, ku vajzat shqiptare kryesisht shërbejnë jashtë në vendet e Lindjes, si Dubai.

Duke folur për MCN Live, Llabani tha se ka që para pandemisë së Covid-19, raste të vajzave shqiptare që shkojnë me qëllim prostitucioni në Dubai.

Pse ndodh fenomeni që po vijnë vajzat e huaja? Ato vijnë pa paragjykime, i përshtaten tregut për çmimet.

Ndërsa vajzat shqiptare mund të vendosin tarifë. Shtetasit shqiptarë duan femra të huaja.

Femrat shqiptare e kanë rritur nivelin e pagesës për shërbime të tilla.

Ligji ndalon prostitucionin turistik, kur vajzat nën moshën 18 vjeçe vijnë nga vendet e BE apo që thirren në zona turistike dhe mbahen në hotele, do të dënohen me ligjin shqiptar.

Tani mund të gjenden shërbime online, jemi përpara një fenomeni të ri, ka një kontroll të shtuar të qendrave të masazhit, por pa pasur bashkëpunim me popullatën policia do e ketë shumë të vështirë, se pjesa më e madhe funksionojnë ose në hotele, ose në apartamente me qira.

Një pjesë e qytetarëve kanë frikë që t’i padisin, ndërsa të tjerë mund të paguhen si administratorët për të mbyllur gojën.

Rastet e fundit kanë treguar se ne nuk e kemi nuhatjen e policisë dhe as ngritjen e një strukture që do të çojë në evidentimin e rasteve të tilla.

Vajzat e reklamojnë veprimtarinë e tyre në rrjetet sociale, online. Tregu kërkon vajza të huaja për afera seksuale.

Në Shqipëri janë evidentuar rastet e martesave gay. Një ambasadë në Tiranë, ka celebruar një martesë gay.

Kemi shumë lokale që kanë Prive, që edhe aty ofrojnë aktivitet seksual.

Vajzat që vijnë nga Lindja e shohin si treg shumë të mirë

Latest articles

Related articles