Basha: Berisha po të kishte ndjekur këshillat e mia, do të ishte më mirë për atë, PD-në dhe Shqipërinë

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se Berisha po të kishte ndjekur këshillat e tij, gjithçka do të ishte më mirë për PD-në, Shqipërinë dhe vetë atë.

Basha: Zgjidhja optimale do të kishte qenë një zgjidhje e marrë nga Berisha në funksion të PD-së dhe interesit personale. Po të kishte ndjekur këshillat e mia, gjithçka do të ishte më mirë për PD-në, Shqipërinë dhe vetë atë. Këta akuzues bashkuan votat me Ramën në mungesë të transparencës për amnistinë për të liruar të korruptuarit.

Fjalët i merr era dhe mbete veprat. Koha e ka treguar se çdo shpifje, ka qenë e kalkuluar për interesa personale. Gjithçka për të cilën kam qëndruar, ka qenë në funksion të interesave të Shqipërisë dhe PD-së. Është fakt që ma kanë kërkuar Amerikanët se me PD-në i lidhur me shumë se një person, përtej Berishën. Mezi presin që të qëndrojnë krah nesh në fitoren e ardhshme.

 kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se për djegien e mandateve u  krijua një ortek psikologjik edhe nga opinionistë dhe analistë.

Basha: Rrethanat që çuan në këtë vendim janë komplekse. Është e lehtë që t’i vesh faturën kujtdo, edhe Sali Berishës. U krijua një ortek psikologjik edhe nga opinionistë dhe analistë, të cilët krijuan një gjendje pro djegies së mandateve, por deri në kufijtë e tradhtisë nëse nuk e bëja. U krijua një gjendje e tillë, sigurisht edhe me persona emblematikë që bënin thirrje haptazi për këtë akt më ekstrem.

Rregulli i politikës klasike është se nuk e thua fjalën e fundit të parën, sepse kjo në vetvete limiton opsionet e veprimet politik. Djegia e mandateve u fut në tetor të vitit 2017, menjëherë pas zgjedhjeve, dhe u krijua një damar paralel me PD-në i lundruar nga analiste dhe njerëz me interesa ekonomike të gjithanshme.

Latest articles

Related articles