Zbulohet tunel me dr0gë në Shkodër, sekuestrohen rreth 100 kg marijuanë dhe kanibis


Policia e Shkodrës ka goditur një rast të tentativës së trafikut të një sasi marijuane çokollatë.

Në një deklaratë për mediat pas operacionit, drejtori i Policisë së Shkodrës bëri të ditur se kishin informacione që disa persona po përgatiteshin për të trafikuar lëndë narkotike.

Forcat policore, gjatë ndërhyrjes në një tunel në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, u gjetën dhe sekuestruan 65.5 kg marijuanë çokollatë. Ndërsa në një furgon të parkuar aty pranë u gjetën 31.5 kg kanabis boçe dhe marijuanë.

Në momentin e aksionit nuk u kap asnjë person i dyshuar. Por grupi hetimor ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si pjesë e këtij aktiviteti, N.M. 42 vjeç dhe B.M. 37 vjeç.

Këta persona, sipas policisë, në bashkëpunim edhe me të tjerë, janë të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e kanabisit në qarkun e Shkodrës

Latest articles

Related articles