Mitingu i Ramës në Athinë, si mitingu Berishës në Shkup – nacionalistë kur ikin nga pushteti

Këto janë pamjet e takimit të Berishës në Shkup për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Një vit më pas, 1 milion shuplaka e rrëzuan nga pushteti për të mos u ngritur kurrë!

Të njëjtën skemë duket se po përsërit edhe Rama sot në Greqi, duke “ndezur” nervin nacionalist të shqiptarëve aq herë sa dështon për ta përmirësuar jetën e atyre që ka brenda, vete dhe bën shfaqje me ata që janë jashtë.

Vitin tjetër janë zgjedhjet, me një mijë e një afera korruptive dhe skandale nga të gjitha anët e qeverisjes së tij, Edi Ramën nuk e shpëton dot shfaqja në Greqi. Edhe politikanët grekë kur tentuan të bëjnë të njëjtëm gjë në vendin tonë, i humbën zgjedhjet atje. Njerëzve u ka ardhur në majë të hundës dhe gënjeshtra të tilla diaspora ka vite që i dëgjon. Mjafton t’u lejojë të drejtën kushtetuese të votës dhe e ka “zgjidhur” “borxhin” që ka ndaj tyre.

Latest articles

Related articles