Lita: Rama foli për një reciprocitet të rrezikshëm, për flamunj fushate

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama dhe takimin me emigrantët në Athinë.
I ftuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ai theksoi se kjo gjë që ka bërë Rama është një rrezik për Shqipërinë.

Kjo sepse nëse qeveria greke lejoi të valviten flamujt shqiptarë në Athinë dhe qeveria shqiptare do të lejojë që dhe flamujt grekë të valviten në zonat minoritare.

“Personalisht nuk magjepsem nga flamujt dhe valëvitjet, nga fjalimet e aq më pak të Edi Ramës. Rama shkoi me duart e ngritura në Greqi sepse brenda fjalimit të tij tha se ne nuk kei pretendime ndaj Greqisë. Kjo është një gjë shumë e fortë dhe normalisht mediat greke nuk do ta kapnin këtë sepse ai është dorëzuar. Ne kemi shumë gjëra dhe shumë pretendime ndaj Greqisë, ligji i luftës, çështja çame. Rama ka mbi 10 vite që nuk shkon në Greqi në një vizitë zyrtare. Një gjë e rëndë ka ndodhur sot atje, që është çështja e reciprocitetit. Nëse Greqia ka lejuar që të ngrihet flamujt shqiptarë në mes të Athinës për të bërë fushatë, ju do shikoni se qeveria shqiptare do të leojë fushatat e qeverisë greke në zonat minoritare. Rama me vetdije apo jo i ka hapur rrugën një gjëje shumë të rrezikshme për Shqipërinë”-tha ai.

Latest articles

Related articles