Duart-lart në Athinë, duart-bosh për shqiptarinë! – REDAKSIONALE

Fjalimi 90 minuta i kryeministrit Edi Rama në një sallë sportive në Athinë, me militantë të PS, ishte një kapitullim për Shqipërinë, duke deklaruar se, “Nuk kemi asnjë pretendim me Greqinë”. Po Çamëria? Po pronat e tyre, me tapi dhe të njohura nga konfiskimi grek? Si nuk paska Shqipëria pretendime në raport me Greqinë? Po gjyqi ndërkombëtar për kufirin detar?

Kujt ia thotë këtë kryeministri Edi Rama. Apo kjo është kapitullim si kryeministër dhe një afirmim si kryetar i PS. Shkoi duart-lart me shtetin grek, duar-bosh me emigrantët për të zhvatur ndonjë votë partie.

Një largim nga realiteti ynë. Një fshehje pas gishtit për keqqeverisjen. Një tallje e madhe me qytetarët shqiptare. Një absurd politik dhe një verbëri politike.

Ai i hapi rrugë një reciprociteti tjetër përmes precedentit: qeveritarë greke, me flamuj shtetërore janë të ftuar të vijnë në Shqipëri të bëjnë fushatë vorio epiri…

E çuditshme, kemi pasur qeveri në mërgim dhe popullin në Shqipëri, tani kemi popullin në mërgim dhe vetëm qeverinë në vend.

Latest articles

Related articles