Basha ironizon Ramën: Kthim të mbarë administratës nga ekskursioni i shtrenjtë. Nacionalizmi shterp, gjethe fiku për korrupsionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar atë që ai e quajti ekskursion të shtrenjtë në Greqi të administratës shtetërore. Basha thotë se kryeministri po mundohet të fshehë me gjethe fiku korrupsionin dhe premtimet e pambajtura, duke luajtur kartën e nacionalizmit shterp.

Më poshtë postimi i kreut të PD:

Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.
Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë.

Latest articles

Related articles