Açka: Rama shpërdoroi taksat duke shpërngulur administratën në Greqi për show. Çështje për SPAK!

Kur një n’Surrel të duket si n’Bruksel

“Këta janë europianët e Greqisë”, shkruan z.Beci, i ngarkuar me punët e mëdha në Parrucë e Zdrale e jo me mundimet e vogla të Greqisë me halle.

T’i thotë dikush këtij kryetari bashkie, i cili deri dje ka qenë i djathtë te ne, se Greqia është Europë dhe grekët janë europianë prej vitit 1981, dhe kjo që thotë ky është gabim i rëndë, sa kohë ky njeri na përfaqëson edhe ne.

Kjo shprehje është fyese për çdo grek. Por kaq shumë janë të dashuruar me totemin e tyre, sa nuk dinë se ç’thonë. Ore, a jeni në metro?!

Këta janë pashallarët e Shqipërisë, jo europianët e Greqisë. Ky vetēm në Europë nuk na çon dot se duhet të ndërrojë ADN. Ky përton të shkojë në Parlament, duke shkelur Kushtetutën pa kurrfarë tute e turpi.

Kryeministri ka shpërdoruar taksat é shqiptarëve duke bartur me mijëra vetë, edhe administratë (ku hyjnë edhe kryetarë bashkie) nga Shqipëria për në Greqi. Për show. Thjesht pêr show. Nacionalizëm, jo patriotizëm. Patriotizëm është vota e Diasporës, të cilēn e dështoi, edhe pse e ka detyrim ligjor.

Kjo po, që është çështje për SPAK. Po t’ia heqësh dritat, flamujt kuq é zi, është korrupsion i pastër.

Apo ç’ne!

Latest articles

Related articles