Vjehrri i ministres Ibrahimaj me hotel në Qeparo

Ministrat e Ramës nuk bëjnë kujdes as t’i fshehin aktivitetet private të familjarëve të tyre për të shmangur konfliktin e interesit.

I vetmi kujdes që tregojnë është për të fshehur plagosjet që bëjnë, siç është rasti i bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, që u ‘arkivua’ nga policia pas presionit politik. Ibrahimaj duhet të ishte dorëhequr tashmë nga detyra publike për shkak fshehjes së veprës penale të kryer nga bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti i Delina Ibrahimajt rezulton të jetë drejtues i një hoteli në Qeparo, biznes i regjistruar ne emër të babait të tij.

Bashkëshorti ka disa aktivitete tregtare.

Referuar vetëdeklarimeve pranë ILDKPI, bashkëshorti i saj Andri Përparim Ibrahimaj rezulton:

  • Drejtues në hotelin super luksoz me pronar babain e tij, ‘Atlantid Hospitality’ në Qeparo, në bregun e detit.
    Pronar i subjektit tregtar ‘Baçja’ shpk me objekt ushtrim aktiviteti bar- restorant etj.
    -Pronar i subjektit tregtar ‘Red Field Farm’ shpk, me objekt Mbjellje, kultivim dhe tregtim fruta – perime te llojeve te ndryshme etj, me adresë në Kurbin.
    – Pronar i subjektit tjetër tregtar ‘Te Baçja’ shpk me nr tjetër identifikimi por me objekt e adresë të njëjtë të ushtrimit të aktivitetit me sa më lart.

Latest articles

Related articles