Vizita e Ramës në Athinë, si formë shpërqendrimi nga korrupsioni!

Ermal Peci

Përfundimisht Edi Rama atje ku ka pikën më të fortë, i bashkangjitet dhe pika më e dobët. Propaganda, kjo formë, e cila i mëshohet më shumë nga diabolikët e politikës, të cilët në mungesë të veprave pra rezultave kërkojnë të shfaqin imazhe, të cilat janë shumë larg të vërtetës. Tashmë Edi Rama do të nisë një udhëtim për në diasporë për të folur me emigranët shqiptarë kudo që ata janë. Do të bënte sens ky udhëtim sikur Edi Rama të ishte kryetar opozite ose po të ishte një Kryeministër që Shqipëria do të kishte stabilitet ekonomik, e kishte se çfarë të fliste me bashkëkombasit e tij nëpër botë. Realiteti është komplet ndryshe, që në momentin që qeveria e tij ka ardhur në pushtet në Shqipëri ka pasur një emigracion të frikshëm, sa sot që flasim INSTAT nuk guxon t’i bëjë publike shifrat e popullsisë sepse mendohet që në vendin tonë jetojnë 1.3 milionë banorë, një shifër shumë e vogël në krahasim se në çfarë popullsie ishte Shqipëria. Realiteti flet që Edi Rama është i vetmi kryeministër i vendit që bëri pjesë e qeverisë dhe pushtetit lokal, kriminelët e këtij vendi duke mos krijuar një shtet të së drejtës dhe me arrogancën e pushtetit të tij të largonte mijëra shqiptarë. Realiteti flet që Edi Rama ka dy ekipe me ish-ministra, deputetë, kryetar bashkie pas hekurave të burgjeve dhe një dyzinë tjetër që pritet të hynë në burg për shkak të korrupsionit të tejskashëm që ata kanë krijuar. Mund të thellohemi pafund në analizën se çfarë sistemi ka krijuar Rama që e ka bërë Shqipërinë të jetueshme në pikturë, por një ferr, të cilët qytetarët po mbijetojnë me pamundësinë për të përballuar kostot e jetesës dhe rritjen e aparatmenteve, të cilët vetëm logjikë ekonomike nuk kanë. Tam tamet e propagandës dhe eksperteve të komunikimit prej javësh po i mëshojnë vizitës në Athinë të Ramës. Disa flasin për atentate, disa flasin për kushte të vështira, disa flasin për rrezikun e sigurisë e disa tashmë tundin flamurim e nacionalizmit. E gjithë kjo shfaqe po fryhet me vaksinat e propagandës së qeverisë për të krijuar një realitet, i cili të mbushet nga nacionalizmat, por dhe duke ditur marrëdhëniet historike Greqi-Shqipëri, por dhe precedenti Beleri që po u krijua nga kjo klasë politike Rama, Berisha, Meta. Një shfaqje që po fryhet me vizitën në Athinë për të zhvendosur vëmendjen nga korrupsioni i kësaj qeverie, për të zhvendosur vëmendjen nga afera 5 D e drejtorëve të Erion Veliaj, për të zhvendosur vëmendjen nga amnistia që liruan hajdutët e tyre të veshur me kostum, për të larguar vëmendjen nga komisioni

ad hoc që duan të krijojnë për të kontrolluar dhe monitoruar SPAK, tmerrin e tyre për mëkatet që kanë krijuar. Kjo është fabula e kësaj vizite, Rama nuk ka hallin e diasporës vetëm kërkon të krijojë mjegullën ku hajdutët e tij të shqyejnë Shqipërinë, ta varfërojnë e të ju detyrojnë që ju të largoheni e ta trashgojnë vetë këtë pushtet me breza.

Latest articles

Related articles