Rama miting në Greqi, Lita: Karshillëk që i bëhet Athinës zyrtare, janë nisur autobusë nga Shqipëria


Nga Katerina Hysenllari

Gazetari, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se për mitingun e kryeministrit Edi Rama ditën e nesërme në Greqi janë nisur autbousë nga Shqipëria nga administratat e Bilishtit, Korçës dhe madje edhe Laçit.

Lita: Në planin e brendshëm është një hapje paraelektorale e një fushate për zgjedhjet parlamentare sepse po flitet shumë për votën e Diasporës dhe Edi Rama do të hyjë në këtë debatin e votës së Diasporës edhe pse në komisionin e reformës zgjedhore nuk po avancohet në drejtimin e dhënies së votës së Diasporës.


Kurse nga pikëpamja e politikës së jashtme është një lloj karshillëku që i bëhet Athinës zyrtare duke marrë një stadium prej 5-7 mijë vendesh për të bërë një miting me autobusë nga Shqipëria.

Sepse ne kemi mësuar dhe kemi raportuar ditën e sotme që nga administrata e Bilishtit, e Korçës dhe madje edhe nga Laçi kanë nisur autobusë për të bërë një vizitë në Athinë dhe përvec se për të parë bukuritë e Athinës do jenë prezentë edhe në miting.

Pra miting me autobusë për të treguar që kryeministri ka mbështetje shqiptarësh në Athinë.

Unë mendoj se është e kërkuar për të dhënë efektin propagandistik të një kryeministri që bën krenar shqiptarët në Greqi dhe kudo tjetër

Latest articles

Related articles