“Po na merr zanatin”, berberi i Bashës ironi me Manjën. Kreu demokrat: As për berber nuk bën

Në seancën e fundit parlamentare, kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha pati një përplasje verbale me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Teksa Manja i tha Bashës se i ka bërë flokët e zeza, kreu demokrat iu kthye duke i thënë se “nuk ka përse të merret me leshtë e tij. “Mos u merr me leshtë e mi”, i tha Basha-Manjës ndër të tjera.


Në vazhdë të kësaj batute, Basha ka qenë tek berberi i tij, Elsi, që ka vijuar batutën ndaj Manjës.

Berberi i Bashës, Elsi: Jam berber Elsi. Mirë që po na vidhni nga fondet, por po doni me na vjedh edhe zanatin. Çfarë bëni kështu.

Lulzim Basha: Ulsi dëgjoje. Desha të të them atë ditë se ke prirje për berber, por as për berber nuk bën.

Latest articles

Related articles