Plagosje me armë zjarri në Shkodër. Emri

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

I plagosur ka mbetur shtetasi Jaser Osmani, 24-vjeç, ndërsa arsyet e ngjarjes janë ende të paqarta.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Salo Halili pranë banesës së 24-vjeçarit, ndërsa policia ka mbërritur tashmë në vendngjarje.

“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Shkodrës.

Latest articles

Related articles