Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur mosdakordësimin për zgjerimin e familjes me fëmijë, me anë të “nënës surrogate”. Ajo u shpreh se surrogacia është “çnjerëzore” dhe se mbështet dënime më të ashpra kundër kësaj praktike.
Akti i zëvendësimit, me ose pa pagesë, është tashmë i paligjshëm në Itali, por partia e Melonit ‘Brothers of Italy’ ka paraqitur një projektligj që do ta kriminalizonte më tej aktin duke rritur gjobat nga 600,000 në 1 milion euro për sa i përket burgimit është rritur nga tre muaj deri në dy vjet.
“Unë vazhdoj të besoj se surrogacia është një praktikë çnjerëzore. Unë mbështes projektligjin që e bën atë një krim universal”, tha Meloni.
Italia ndalon me ligj lindjen e fëmijëve me nënë surrogate
Dhoma e ulët e parlamentit të Italisë miratoi të mërkurën një projektligj që mund ta bëjë surrogacinë një krim “universal”. Ligjvënësit italianë miratuan projekt-ligjn për shtrirjen e ndalimit të surrogacisë për çiftet që e kërkojnë atë jashtë vendit, pavarësisht paralajmërimeve se masa ishte jokushtetuese dhe e dëmshme për të drejtat e fëmijëve.
Projektligji, i cili u miratua nga dhoma e ulët e parlamentit dhe tani shkon në Senat, do t’i bënte shtetasit italianë që kërkojnë surrogaci në vende të tjera përgjegjës për ndjekje penale pas kthimit të tyre në Itali. Surrogacia është tashmë e paligjshme në Itali, ndërsa IVF është e disponueshme vetëm për çiftet heteroseksuale.
Ligji i ri, i mbështetur nga shumica e qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni dhe i propozuar nga partia e saj, Vëllezërit e Italisë, propozon dënime që variojnë nga tre muaj deri në dy vjet burg dhe gjoba nga 600,000 deri në një milion euro për ata që i drejtohen surrogacisë jashtë vendit edhe në vendet ku është e ligjshme.
Deputetja e vëllezërve të Italisë, Elisabetta Gardini, dënoi lindjen e fëmijëve me nënë surrogate dhe e cilësoi këtë proces një “mitër me qira” që “fyen dinjitetin e grave dhe shkel të drejtat e fëmijëve”.