Këngëtarja e njohur refuzon të këndojë në tubimin e Ramës në Greqi

Mediat greke shkruajnë se këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në takimin që ai do të organizojë me shqiptarët në Greqi.

Sipas tyre, stafi i kryeministrit Rama i kishte kërkuar këngëtares me origjinë nga Fieri që të këndonte në takimin e 12 majit në stadiumin e mbyllur olimpik të “Galatsi”.

Sakaq, raportohet se Rama do të shkojë në Greqi nën masa të forta sigurie dhe me makinë të blinduar, ndërsa do të marrë me vete edhe disa këngëtarë nga Shqipëria.

Eleni Foureira përfaqësoi Greqinë në Eurovisionin e 2018-ës me këngën “Fuego” ku u pozicionua e 2-ta.

Latest articles

Related articles